Ana Kabashi interpreton "Love On The Brain" të Rihannas

Krahas të qenit një prej femrave më atraktive të skenës shqiptare të muzikës, Ana Kabashi njihet edhe për aftësitë e saja vokale.
Këngëtarja është e njohur për interpretimet e drejtpërdrejta, ndërsa një të tillë e ka ndarë me fansat e saj përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo ka zgjedhur ta këndojë hitin e Rihannas, "Love On The Brain", duke sjellë një interpretim të drejtpërdrejtë për ndjekësit e saj të shumtë.
Ndryshe, Rihanna e ka lansuar këtë këngë në qershor të vitit 2016 dhe është shndërruar në një prej hiteve të saj.
Videoklipi i "Love On The Brain" numëron 253 milionë shikime në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove, YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/10/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































