Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Unitedi prezanton Edinson Cavanin

2020/10/cavani.png

Manchester United ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Edinson Cavanit.

Sulmuesi uruguaian ishte lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain i skadoi.

Djajtë e Kuq e kompletuan transferimin e tij, për një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

Besohet se paga e tij te skuadra angleze do të jetë dhjetë milionë euro në sezon, gjersa agjenti i tij ka fituar tetë milionë për të kompletuar kalimin në Old Trafford.

Cavani do të bartë numrin shtatë në fanellë, e që Ole Gunnar Solskjaer shpreson që sulmuesi të sjell freski në pjesën ofanzive. /Telegrafi/