Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Januzi dhe Zabërgja largohen nga Dukagjini

2023/08/januzi-zabergja.jpg

Dukagjini ka njoftuar se Ahmed Januzi dhe Dior Zabërgja janë larguar nga klubi.

Për këto dy largime, klubi nga Klina ka bërë të ditur se ishte marrëveshje e dyanshme.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dukagjinit:

FALEMINDERIT AHMED dhe DIOR

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me dy futbollistët, Ahmed Januzin dhe Dior Zabergjën.

Ne si klub i falënderojmë dytë për kohën sa ishin pjesë e klubit bardhegjelbër, duke ju dëshiruar NUZIT dhe ZABIT shumë suksese ne sfidat e reja dhe mbi të gjitha shëndet ne jetë. /Telegrafi/