Zyrtare: Ferizaj konfirmon vazhdimin me trajnerin Bekim Isufi, paralajmëron transferime të reja
Klubi i Ferizajt ka konfirmuar zyrtarisht me anë të rrjeteve sociale vazhdimin e kontratës me trajnerin e tyre Bekim Isufi.
Gjatë muajit dhjetor dhe këtë fillim muaji është përfolur shumë për të ardhmen e klubit ferizajas.
Shumë lojtarë dhe trajnerë janë përfolur se do të largohen pas problemeve financiare, por si duket Ferizaj është ‘këndellur’ tashmë.
Ferizaj ka konfirmuar se trajner aktual, Bekim Isufi ka pranuar të vazhdojë në pranverë me ‘Ujqit’, pasi ka vazhduar kontratën.
Klubi ka njoftuar gjithashtu se nga nesër fillojnë përgatitjet për gjysmën tjetër të sezonit 2019/20 dhe gjatë ditëve të ardhshme priten transferime të reja.


