Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Erjon Kastrati bashkohet me Golden Eagle Yllin

2021/01/128566054_1621345554712021_4640820357621644852_n-728x485-1.jpg

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastrati, është bashkuar me Golden Eagle Yllin.

Ka qenë klubi suharekas që ka njoftuar për nënshkrimin e basketbollistin e njohur që ka bërë karrierë në Slloveni.

“Erjon Kastrati është bashkuar me ne! Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me  lojtarin e Përfaqësueses s Kosovës në Basketboll, Erjon Kastratin”.

“Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basketbollin evropian, kryesisht në Slloveni ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe se fundmi Sixt Primorska. Mire se vjen Erjon!”, shkruan faqja zyrtare e Golden Eagle Yllit.

Klubi nga Suhareka ka paralajmëruar edhe përforcime të reja, duke u kthyer në njërin prej pretendentëve për titull kampion. /Telegrafi/