Please enter at least 3 characters.

Zjarrfikësi i guximshëm vazhdon të përballet me zjarrin e egër, pavarësisht se mbeturinat e zjarrit binin mbi të (Video)

2017/06/zjarrfiksi-e1497429877487.jpg

Pamje të ndryshme janë publikuar në të cilat shihet tmerri që kanë përjetuar banorët afër një ndërtese shumëkatëshe “Grenfell Tower” të përfshirë nga zjarri në Londër.

Dhe një e fundit, përcjell Telegrafi, tregon momentin kur një zjarrfikës i guximshëm vazhdon të përballet me një zjarr të egër pavarësisht se u mbulua me mbeturina të zjarrit.

Siç shkruajnë mediat britanike, Brigada e Zjarrfikësve kishte arritur në vendin e ngjarjes, brenda gjashtë minutave që nga telefonata e parë, duke 200 zjarrfikës nga 40 stacione.

Nga ky zjarr janë konfirmuar edhe viktime, edhe pse numri i tyre ende nuk është bërë i ditur.

Pesë spitale thuhet të jenë duke u marrë me trajtimin e të lënduarve.

Dëshmitarët kanë thënë se zjarri ka përfshi me shpejtësi ndërtesën që nga momenti i fillimit në katin e katërt. /Telegrafi/