Zgjidhja “djallëzore”, shihni metodën e veçantë që përdori një vajzë për të kopjuar në provim (Foto)
16/08/2017
Për studentët, ditët e fundit të verës lidhen me provimet e vjeshtës dhe stresin që ato sjellin.
Ata shpesh përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të kopjuar, të cilat në të shumtën e rasteve nuk funksionojnë.
Mirëpo, një studente ka menduar një zgjidhje “djallëzore” për të mbajtur mend formulat. Mendohet se ajo është nga Britania e Madhe.
Zgjidhja “djallëzore” e vajzës për të kopjuar konsiston në shkrimin e formulave në copa të vogle letre, të cilat i ka vendosur në anën e brendshme të thonjve.
Fotoja e vajzës është bërë virale në rrjet. Kanë të shumtë ata që e kanë sharë, por ka pasur edhe nga ata që e përgëzuan për shkathtësinë.


