Zbulohet se çfarë kishte fshehur Zidane poshtë tavolinës gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes (Video)
03/04/2016
Zinedine Zidane është nga ata trajnerët që i pëlqen të përtyp çamçakëz gjatë ndeshjes.
Tekniku francez i emocionuar nga fitorja e madhe në Camp Nou, u nis drejtë sallës ku mbahet konferenca për shtypë dhe me t’u futur brenda i ra ndërmend se është duke përtypur çamçakëz dhe nuk është etike të flasësh me gazetarë në atë mënyrë.
Në këtë mënyrë Zidane e ngjiti atë poshtë tavolinës dhe pastaj e hoqi teksa u larguar.
Por, e gjitha kjo u zbulua të nesërmen nga mediat spanjolle, ndërsa më poshtë keni videon. /Telegrafi/


