Please enter at least 3 characters.

Ylli i operës franceze “udhëton” drejt Shkodrës

2018/10/nadar-e1538649788477.jpg

Cleopatra Diane de Mérode (1875-1966) dikur ishte një nga artistet më të njohura të operës. Portreti i saj i realizuar nga Gaspard-Félix Tournachon, i njohur si Nadar - me flokët e lëshuar mbi sup e vështrimin e thellë - do të udhëtojë nga Parisi për në Shkodër.

Bashkë me të do të jenë dhe dhjetëra fotografi nga koleksioni I famshëm francez.

Studioja fotografike më prestigjioze e Francës së shekullit XIX dhe fillim shekullit XX vjen në Muzeun Marubi në një ekspozitë me një përzgjedhje unike imazhesh.

Ekspozita hapet më 10 tetor nën kurimin e Michel Poivertit.

Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë “Jeu de Paume” në Paris, “Médiathèque de l’architecture et du patrimoine”, Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Ambasadën e Francës në Tiranë.