Please enter at least 3 characters.

Ylli i Hajvalisë e zbardhë mëngjesin në burg (Foto)

2016/04/hajvalia.jpg

Mesfushori i Hajvalisë, Shpëtim Babaj, mëngjesin e sotëm e ka zbardhur në burg.

Ai është arrestuar në orët e vona të natës nga Policia e Kosovës.

Gazeta Sheshi merr vesh se arsyeja e arrestimit ka të bëjë me faktin se ai është pronar i një dege të një bastore sportive në lagjen “Qafa” në Prishtinë, e cila mendohet të mos ketë leje pune.

Ende nuk dihet nëse ai do t’i ndihmojë ekipit të dielën për ndeshjen me Vushtrrinë.