Xhuli Nura i bashkohet protestës së veteranëve kundër padrejtësisë
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, i është bashkuar protestës së sotme të veteranëve të UÇK-së.
Protesta, e cila pritet të nisë në orën 17:00 në Prishtinë, organizohet me iniciativën për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale.
Personalitete të shumta të njohura dhe figura publike i janë bashkuar kësaj proteste, përfshirë edhe personazhin televiziv Xhuli Nura.
Ajo është parë mes protestuesve duke mbajtur në dorë flamurin që simbolizon UÇK-në.
Xhuli është ndër shumë qytetarë që janë mbledhur në kryeqytet për këtë tubim të organizuar nga veteranët.
Ajo ka qenë një avokuese e fuqishme e çështjeve politike, kulturore dhe sociale, si dhe një zë i fortë në kauzat e ndryshme.
Sipas pamjeve të siguruara nga Telegrafi, një fluks i madh qytetarësh është tubuar tashmë për këtë iniciativë.
Disa komuna kanë ofruar transport falas për qytetarët që duan të marrin pjesë në protestë, ndërsa shumë prej tyre tashmë kanë mbërritur në Prishtinë. /Telegrafi/


