Please enter at least 3 characters.

​Xhaxhai gjen nipin 17-vjeçar të mbytur në një rezervuar në Tiranë

2022/07/unnamed-13.jpg

Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e kësaj të diele në fshatin Vrap të Tiranës.

Policia thotë ai është gjetur i mbytur në një rezervuar pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, rreth orës 19:15

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me mbytje, apo arsye tjetër që 17 vjeçari ka ndërruar jetë në rezervuar.