Please enter at least 3 characters.

Wilshere nuk do të kthehet te Arsenali?

2016/10/Bournemouth-v-West-Brom.jpg

Jack Wilshere ka deklaruar se nuk e di nëse ka ende të ardhme te skuadra e Arsenalit.

Mesfushori anglez pas ardhjes së Granit Xhakës, është huazuar për një periudhë njëvjeçare te skuadra e Bournemouth.

''Kjo është pyetje shumë e vështirë për mua dhe sinqerisht nuk e di nëse kam të ardhme te Arsenali''

''Nëse do më kishit pyetur dy muaj më parë se a do ta mbyllja karrierën te Arsenali do të thosha përfundimisht po, por tani jam këtu te Bournemouth dhe nuk e di çfarë do të ndodhë'', tha anglezi.

Vlen të theksohet se 24-vjeçari deri më tani ka pasur pesë paraqitje në këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/