")
Please enter at least 3 characters.

West Ham fiton derbin e Londrës, Chelsea rrezikon tashëm rrezikon Ligën e Kampionëve

2020/07/GettyImages-1253717712.jpg
475:"LONDON, ENGLAND - JULY 01: Michail Antonio of West Ham United celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between West Ham United and Chelsea FC at London Stadium on July 01, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

West Ham ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Chelseat me rezultat 3-2, në një ndeshje ku kishte rikthime në rezultat.

Ndeshja ishte interesante pasi në minutën e 34-të vendasve iu anulua një gol vetëm pas rishikimit të VAR që mori tre minuta.

Chelsea kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë me Willian, që shënoi nga pika e bardhë.

Manuel Lanzini e Willian (Foto: Adam Davy/Pool via Getty Images)

Por West Ham në kohën shtesë i barazoi shifrat me Tomas Soucek (1-1), për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë.

Me të filluar pjesa e dytë pjesa e dytë çekanët morën epërsinë me golin e Michail Antonios që shënoi nga afërsia (2-1).

Por Willian i disponuar për lojë, barazoi rezultatin në 2-2 pas një goditje dënimi të realizuar bukur.

Christian Pulisic (Foto: Julian Finney/Getty Images)

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras në skenë doli Andriy Yarmolenko që shënoi për 3-2.

Chelsea mbetet në vendin e katërt me 54 pikë, dy më shumë se Manchester United dhe Wolves që mbajnë vendet pesë dhe gjashtë.

West Ham me këtë fitore është ngritur në renditje ku në vendin e 16-të ka 32 pikë. /Telegrafi/