Warriors triumfojnë në udhëtim te Grizzlies
197:"Golden State Warriors forward Jonathan Kuminga (00) shoots in the second half of an NBA basketball game against the Memphis Grizzlies Friday, Feb. 2, 2024, in Memphis, Tenn. (AP Photo/Brandon Dill)
16:"Associated Press
03/02/2024
Golden State Warriors kanë marrë fitoren e dytë radhazi dhe të 21-tën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Warriors kanë triumfuar në udhëtim te Memphis Grizzlies me 20 pikë diferencë 101:121.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante, ku Warriors pas çerekut të dytë krijuan epërsi dhe e mbajtën atë deri në fund.
Jonathan Kuminga ishte më efikasi në ndeshje me 29 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Steph Curry që shtoi 20 pikë si dhe Klay Thompson që kontribuoi me 14 pikë të tjera.
Jaren Jackson ishte më i miri te vendasit me 27 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/


