Warriors arrijnë edhe një fitore kundër Rockets, Bucks triumfon ndaj Celtics
01/05/2019
Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka triumfuar edhe në takimin e dytë të serisë së “play-off”.
“Luftëtarët” kanë fituar para shikuesve të vetë në Oracle Arena kundër Housotn Rrockets me rezultat 115-109.
Ndërkohë, fitore ka arritur edhe Milwaukee Bucks kundër Boston Celtics me rezultat të thellë 123-102.
Tashmë secila prej këtyre dyja ekipeve ka nga një fitore në këtë fazë të kampionatit amerikan të basketbollit.
Ndryshe, ndeshjet e radhët ndërmjet këtyre skuadrave zhvillohen ditën e diele (5 maj). /Telegrafi/


