Please enter at least 3 characters.

Wanda është nënë e pesë fëmijëve, por gruaja e Icardit merr vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale

2019/04/WandaNaraprofilefk.jpg

Ndërkohë që po qetësohen problemet e Mauro Icardit me Interin, gruaja e tij, Wanda Nara, ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e reja të publikuara në rrjetet sociale.

32-vjeçarja numëron mbi pesë milionë ndjekës në Instagram, ku kohë pas kohe poston imazhe që marrin qindra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.

Këto ditë, ajo ka pozuar me kostum larjeje dhe me të brendshme që nxisin imagjinatën.

Edhe pse është nënë e pesë fëmijëve, Wanda ka një figurë trupore për t'u admiruar.

Kujtojmë që Nara ka qenë e martuar me futbollistin argjentinas Maxi Lopez, me të cilin ka tre djem. Ndërsa nga martesa e tanishme me Mauro Icardin, ajo i ka lindur edhe dy vajza. /Telegrafi/