Please enter at least 3 characters.

Vritet komandanti ushtarak i Hamasit

Disa xhami në Gaza kanë njoftuar vdekjen e komandantit ushtarak të Hamasit, Izz al-Din al-Haddad.

Dje, Izraeli deklaroi se kishte shënjestruar liderin e Hamasit në Gaza gjatë një sulmi ajror, megjithëse fillimisht nuk pati konfirmim të menjëhershëm për vdekjen e tij.

Sulmi goditi një ndërtesë banimi në lagjen Rimal të qytetit të Gazës, shkruan skynews.

Menjëherë pas sulmit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se kishin dhënë urdhrin për të goditur Haddadin.

Ata e përshkruan atë si “komandantin e krahut ushtarak të Hamasit dhe një nga arkitektët kryesorë të masakrës së 7 tetorit”.

“Al-Haddad ishte përgjegjës për vrasjet, rrëmbimet dhe dëmet e shkaktuara ndaj mijëra civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF-së”, thuhej më tej në deklaratë.

Një zyrtar i lartë i Hamasit konfirmoi më pas për Reuters vdekjen e Al-Haddadit. /Telegrafi/