Please enter at least 3 characters.

Vrasje në tentativë në Lipjan, Policia konfiskon 48 fishekë dhe pistoletën

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Lipjan.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 17:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht kishte tentuar ta sulmoj fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ishte në veturë, kur viktima kishte tentuar të largohet, i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës”, thuhet në raport.

Policia njofton pistoleta dhe 48 fishekë janë sekuestruar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/