Please enter at least 3 characters.

Vrasje në tentativë në Gjakovë, dy të dyshuar e therin një person me thikë dhe ikin

2017/12/therje-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 00:25 në rrugën “Skënderbeu”.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Policia njofton se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë, ndërkaq rasti po hetohet. /Telegrafi/