Please enter at least 3 characters.

Vrasja e tre personave në Fushë Krujë, në drejtim të veturës u shkrepen 50 plumba - identifikohet njëri prej viktimave

2022/07/294077015_3977426755816458_7923140424838941739_n.jpg

Tre persona raportohet se kanë mbetur të vdekur nga një atentat që ndodhi sot në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Siç raportojnë mediat lokale ndaj veturës ku ishin tre viktimat janë shkrepur 50 plumba.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Diklen Vata, i cili thuhet se ka qenë i arrestuar në vitin 2017 për drogë.

Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është zbuluar ende.

Viktimat të moshës 30-35 vjeç thuhet se ishin dërguar fillimisht në spital, por nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve. /Telegrafi/