Please enter at least 3 characters.

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë (Foto)

2017/05/Betimi-i-Qeverisë-së-re.jpg

Qeveria e re e Maqedonisë është votuar me 62 vota PËR, 44 vota KUNDËR dhe 5 vota të PËRMBAJTUR, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev është votuar pas fjalimit të mandatarit për kryeministër të qeverisë, që siç e tha ai, do të jetë qeveri e shpresës.

''I pranoj edhe kritikat edhe ofendimet. E vërteta është një, dhe ajo do të del në sipërfaqe. Do të punojmë për bashkimin e popujve në vend. Ju lus që të na mbështetni për ligje që janë për qytetarët. E ardhmja do të na dënojë nëse nuk ju’a plotësojmë nevojat qytetarëve dhe nuk e çojmë vendin përpara.” tha Zaev mes tjerash në fjalimin për qeverinë e re.

Shqiptarët do të përfaqësohen me nëntë ministra. Gjashtë janë propozuar nga BD-ja, dy nga Aleanca për shqiptarët dhe një nga LSDM-ja. /Telegrafi/

Betimi i ministrave të rinj!