Please enter at least 3 characters.

Vojvoda kthehet nga lëndimi, asiston në fitoren e Torinos

2022/08/Screenshot_2-77.jpg

Mërgim Vojvoda është kthyer të luajë me Torinon pas dënimit që e pësoi në fazën përgatitore, duke asistuar në fitoren ndaj Cremoneses.

Anësori në ndeshjen ndaj Lazios ishte në bankë, por nuk luajti, ndërsa sot ishte rasti i tij.

Ai është futur në lojë në pjesën e dytë, duke asistuar te goli i shënuar nga Nemanja Radonjic në minutën e 65-të për rezultatin 2-0.

https://twitter.com/DZmomo13/status/1563601873944588288

Golin e parë për Torinon e kishte shënuar Nikola Vlasic në minutën e  17-të të ndeshjes.

Krejt çka bëri Cremonese ishte një  gol nga Leonardo Sernicola në minutën 80’-të.

Torino pas tri xhirove zë vendin e dytë në Serie A me 7 pikë. /Telegrafi/