Please enter at least 3 characters.

Vjen reagimi i Zonjës së Parë pas spekulimeve se nuk fle në një dhomë me Trump

2017/03/MelaniaDonaldTrump-e1490475812600.jpg
281:"WASHINGTON, DC - MARCH 17: U.S. President Donald Trump (L) and First Lady Melania Trump (R) prepare to depart the White House on March 17, 2017 in Washington, DC. President Trump is spending the weekend at his Mar-a-Lago estate in Florida. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)
12:"Getty Images

Melania Trump ka reaguar ndaj thashethemeve se ajo dhe burri i saj, Donald Trump, flenë në dhoma të ndara.

Ish-modelja ka qenë vazhdimisht shënjestër e spekulimeve prej se burri i saj fitoi zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është thënë se sllovenia 46-vjeçare nuk është e kënaqur me të qenit Zonja e Parë, ndërsa sjelljet e Donald ndaj saj janë etiketuar si "të tmerrshme".

Së fundmi, një njoftim i ri në US Weekly përhapi spekulime se çifti më i fuqishëm në botë nuk fle në të njëjtin krevat.

Një burim familjar ka thënë: "Ata kanë dhoma të ndara". Ndërsa një burim tjetër ka theksuar: "Ata asnjëherë nuk kanë fjetur bashkë".

Mirëpo, përfaqësuesit e Melanias i kanë përgënjeshtruar këto njoftime duke thënë se lajmi është krejtësisht i rrejshëm, duke mos dhënë detaje të tjera.

"Është për të ardhur keq që po përmendni burime anonime që kanë krijuar llogari të fabrikuara", ka thënë zëdhënësi i Zonjës së Parë për US Weekly.

Ndryshe, Melania vazhdon të jetoj në Trump Tower në New York derisa djali Barron ta përfundojë vitin shkollor. /Telegrafi/