Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në një xhami në Viti - persona të dyshuar dëmtojnë kasafortën

2023/05/xhamia-denis-sllovinja-e1565614838498.jpg

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Ramjan të Vitisë, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një objekti fetar (xhami).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku të dyshuarit kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë dhe kanë vjedhur një shumë të pacaktuar parash.

Autoritetet janë njoftuar menjëherë për rastin.

Policia ka nisur një hetim për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij akti të rëndë. /Telegrafi/