Please enter at least 3 characters.

Videot e rreme me IA kanë shkatërruar atë që dikur doja te "Instagram"-i

Frieda Hughes

Nga: Frieda Hughes, poete dhe piktore (vajza e poetes Sylvia Plath) / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Neveria ndaj Instagram-it
Dikur i doja putrat e maceve tua lozonjare,
Dhe marifetet që bënin mbi kapakun e koshit të kuzhinës,
Edhe shkatërrimin që qeni ia bënte mobileve të dhomës.
U bëra lehtë e varur nga recetat interesante
Që kurrë s’do t’i gatuaja, por më pëlqente t’i shihja,
Deri në këtë javë, kur njohja e realitetit tënd mes mashtrimeve të IA-së [Inteligjencës artificiale]
U shndërrua në humbje të madhe kohe - kur koha është valutë.
Një gorillë që lëkundej nga një degë që u thye
Para shokut të tij që qeshte, dhe gishtat e tij
Që ende vareshin në trung - një gabim i montazhit në imagjinatë.
Dhe një burrë me trup një ton të mishit që varej,
Me pak rroba, nga lart dukej
Teksa nxirrej me vinç nga një dritare e katit të sipërm në Amerikë -
Gati bindës, por montazhi i IA-së
Ma rrëmbeu vëmendjen në një gënjeshtër
Rreth madhësisë së tij gjigante.
Kështu që tash nuk besoj më te arritjet tua, dhe dyshoj në postimet e tua.
Për herë të parë, nuk kam më interes për Instagram-in,
Sepse mashtrimet e të tjerëve me inteligjencë artificiale
E turbullojnë realitetin
Që dikur më tërhiqte aq shumë.

/Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com