Please enter at least 3 characters.

Videoja e foshnjës që luan me qenin bëhet virale

2023/08/0a05c375-971d-47a1-8b57-6412aaa70fb5.jpg

Përdoruesi i TikTok, @samuelandgsd së fundmi ka publikuar një video në rrjetin social që fitoi zemrat e shikuesve.

Videoja, e cila është parë më shumë se 5.7 milionë herë, tregon një përmbledhje të momenteve të ndryshme në të cilat djali i saj, Samuel dhe qeni gjerman, Rex kalojnë kohë së bashku.

Përdoruesit e TikTok u mahnitën se sa i butë dhe i durueshëm po tregohet Rex-i me vogëlushin.

“Gardian dhe mbrojtës”, “Dashuri e vërtetë dhe miqësi e vërtetë”, “Ky qen është kaq i ëmbël dhe i durueshëm”, “E bukur, “Bebe të lezetshme”, janë vetëm disa nga komentet poshtë videos. /Telegrafi/