Please enter at least 3 characters.

Veturë e dyshimtë, mbyllet një stacion metroje në Londër

2018/09/unnamed-29.jpg

Policia britanike ka njoftuar se po heton një veturë të dyshimtë në parkingun e qendrës tregtare Westfield në lindje të Londrës.

Për shkak të kësaj stacioni i metrosë në Stratford është mbyllur.

Pas hetimeve është konfirmuar se nuk ka rrezik dhe se stacioni është hapur.

Një operator i metrosë ka sqaruar se treni në atë stacion nuk është ndalur për shkaqe sigurie.