Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

2020/07/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një këmbësor është goditur sot nga vetura në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, konfirmuan për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në ora 09:00.

“Sot në pra 09:00, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.

Tutje, Policia e Kosovës bëri të ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Telegrafi/