Please enter at least 3 characters.

Vetëm mrekullia e ka shpëtuar këtë burrë nga më e keqja – momenti kur ai sulmohet nga dy dema në mes të një rruge në Indi (Video)

2018/08/Screenshot_1-11.jpg

Për këtë burrë nuk mund të thuhet tjetër përveçse është një njeri me fat, pasi që ka shpëtuar nga një sulm i dy demave, në mes të rrugës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentin kur demat sulmojnë burrin, në një rrugë në Fatehabad, Indi, më 20 korrik.

Siç edhe mund të shihet në pamje, demat godasin biçikletën e tij, duke e hedhur atë në tokë.

Një dëshmitar okular ka thënë: “Të jesh i shkelur nga këto kafshë 500 kilogramëshe mund të jetë fatale. Ai ishte jashtëzakonisht me fat, pasi këmbët e të dy kafshëve nuk e kapën atë për pak”. /Telegrafi/