Please enter at least 3 characters.

Vetëm Messi mund të gjejë Suarezin në fushë me një pasim të tillë

2018/08/0ca3acb65b71f47a77e7a780d60ee4f5.png

Barcelona nuk gaboi në finale të Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas.

Klubi katalunas fitoi me rezultat 2-1, por për këtë ndeshje vazhdon të flitet ende.

Pasi Sevilla shënoi golin e parë, Lionel Messi u aktivizua duke tentuar që të bëjë diferencën në fushë dhe të ndihmojë shokët e skuadrës të barazojnë rezultatin.

Në minutën e 16-të argjentinasi dhuroi një pasim magjik për Luis Suarezin, por ky i fundit nuk arriti ta shndërrojë në gol.

Por, ka mjaftuar ky veprim nga Messi dhe shumë tifozë ta shpërndajnë në rrjete sociale.

31-vjeçari nuk shënoi në këtë ndeshje, por më rëndësi skuadra e tij fitoi në fund.

Ky ishte trofeu i 33-të i Messit me skuadrën nga Camp Nou, duke kaluar kështu Andres Iniestan. /Telegrafi/