Please enter at least 3 characters.

Vështirësohet rifillimi i La Ligas, tre futbollistë të Betisit pozitiv me coronavirus

2020/03/GettyImages-1211204503.jpg
287:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 08: Vinicius Jr of Real Madrid CF competes for the ball with Emerson of Real Betis Balompie during the Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on March 08, 2020 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

La Liga duket shumë larg për të rifilluar, edhe pse futbollistët kanë filluar stërvitjet në grupe të vogla.

Kampionati spanjoll duket se nuk do të nisë së shpejti, pasi ka shkuar në gjashtë numri i futbollistëve të prekur me coronavirus.

Renan Lodi i Atletico Madrid, Alex Remiro i Real Seociedadit dhe Yangel Herrera i Granadas ishin tre lojtarët e parë që dolën pozitiv me coronavirus.

Ndërkohë së fundmi edhe tre futbollistë të Real Betis kanë rezultuar pozitiv dhe këtë e ka bërë me dije klubi andaluzian.

La Liga (Foto: Brian Ach/Getty Images for LaLiga/Guliver)

Megjithatë emrat e tre futbollistëve nuk janë bërë me dije.

Testet e fundit kanë bërë që rifillimi i La Ligas të jetë edhe më i vështirë.

Skuadrat spanjolle kanë filluar stërvitjet në grupe prej gjashtë lojtarëve, derisa nga 25 maji priteshin që ekipet të nisnin stërvitjet të plota.

Ditën e hënë La Liga pritet të dalë me një vendim të radhës për rifillimin e kampionatit. /Telegrafi/