Vështirë për Trepçën ndaj Llamkos Kosovës
17/08/2013
Takimi mes mitrovicasve dhe vushtrriasve do të zhvillohet të dielën në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, pasi ‘Ademi Jashari’ i Trepçës është duke u rinovuar. Por, rivaliteti në fushën e blertë mes të dyja ekipeve pritet të jetë i njëjtë sikurse viteve të kaluara.
‘Xehetarët’ sivjet nuk kanë ambicie aq të mëdha, por si zakonisht, ndaj vushtrriasve ata do të mundohen ta japin atomin e fundit për të dal faqebardhë, ndonëse e pranojnë faktin se sivjet rivalët e tyre janë dukshëm më të fort. Por, kjo nuk i tremb ‘gjelbër e zinjtë’, raporton Tribuna. /Telegrafi/


