Please enter at least 3 characters.

Vendoset një cisternë me ujë të pijes tek Kalaja e qytetit në Vushtrri

2024/11/468953096_910958784499255_7847115472345771122_n-1.jpg

Nga mungesa e ujit të pijes pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, një cisternë është vendosur edhe tek Kalaja e qytetit në Vushtrri në mënyrë që qytetarët të furnizohen me ujë të pijes.

Kjo cisternë është vendosur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njësia në Vushtrri, shkruan Telegrafi.

“Te Kalaja e qytetit të Vushtrrisë, Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njësia në Vushtrri, ka vendosur një cisternë me ujë të pijes përmes së cilës mund të furnizohen qytetarët”, thuhet në njoftim.

Në terren gjendet edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka vizituar cisternën nga e cila po furnizoheshin qytetarët vushtrrias.

Idrizi ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante pas sulmit të mbrëmshëm tek kanali Ibër- Lepenc në Varagë të Zubin Potokut. /Telegrafi/