Please enter at least 3 characters.

Vendimi i Mourinhos shkon në favor të mbrojtësit shqiptar

2016/08/jones.jpg

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk do ta lejojë largimin e Phil Jones gjatë këtij afati kalimtar – bën të ditur Daily Telegraph.

Arsenali është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe 24-vjeçari është një nga shënjestrat e Topçinjve.

Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Mirëpo, strategu portugez nuk dëshiron që Arsene Wenger t’ia rrëmbejë lojtarin e tij.

Kjo i shkon për shtat Shkodran Mustafit, pasi edhe ai është njëri prej shënjestrave kryesore të Arsenalit.

Nga ana tjetër, Jones është duke u kërkuar edhe nga Stoke City. /Telegrafi/