Vëllai dhe motra takohen pas 37 vjetësh (Video)
Ata janë larguar nga njëri-tjetri në vitet e shtatëdhjeta kur prindërit e tyre janë ndarë – djali ka qëndruar me babanë, kurse vajza me nënën.
Takimin e sërishëm e kanë pritur 37 vjet, ndërsa momenti i përqafimit ka qenë mjaft emocionues për të gjithë.
Cindy ka thënë se me vite të tëra është përpjekur ta gjejë vëllanë e saj, porse në SHBA ka mijëra njerëz që kanë emrin e tij. Po ashtu, edhe Roberti e ka pasur të vështirë ta gjejë motrën, e cila pas ndarjes së prindërve ka marrë mbiemrin e vajzërisë së nënës.
Dy muaj më parë, vajza vendosi ta thërriste babanë dhe ta pyeste për vëllanë e saj, ai i kishte treguar se punonte në marinë dhe vetëm 15 minuta pasi ia ka dhënë emrin një koleges së saj, ajo e ka gjetur dhe ata menjëherë kanë biseduar në telefon. /Telegrafi/


