Please enter at least 3 characters.

Veliaj sjell pamje nga momenti i ceremonisë së betimit të Dua Lipës: Faleminderit që na bën krenarë

2022/11/315423046_686446166183887_5952973954691179099_n-e1669571280891.jpg

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, sot (e diel) ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Ajo u mirëprit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit publikoi disa momente të veçanta nga betimi i 27-vjeçares, ku shfaqet e shoqëruar nga familjarët.

Veliaj bën me dije se artistja do të performojë nesër (e hënë) në Tiranë, për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Postimi i Veliajt (pa ndërhyrje):

“Mirë se vjen në #TeamAlbania Dua LipaI lumtur që sot, në ceremoninë e betimit për dhënien e shtetësisë, pata kënaqësinë të kisha përballë një vajzë si ty, fisnike, të talentuar dhe krenare për rrënjët e saj.Nesër Dua do të performojë për 110-vjetorin e Pavarësisë së dhe titullin 'Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë' në sheshin "Skënderbej".Ejani të festojmë së bashku”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook