Vedat Muriqi i mahnitshëm: Shënon tjetër gol për Mallorcan
23/05/2026
Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol për Mallorcan, në sfidën ndaj Real Oviedos.
Ylli nga Kosova realizoi nga afërsia pas një topi të kthyer për ta dërguar rezultatin në 3-0.
🚨 vedat Muriqi
🇪🇸 Mallorca 3-0 Real Oviedopic.twitter.com/O72oJ1ss4h
— AGX (@ArdaGulerXtra) May 23, 2026
Ky gol mund të jetë i fundit për Muriqin në fanellën e skuadrës spanjolle, meqenëse vetëm disa minuta e ndajnë nga rënia në La Liga 2.
Ndërkohë, ky ishte goli i 23-të në La Liga, duke e mbyllur sezonin si golashënuesi i dytë pas Kylian Mbappe me 25 sosh./Telegrafi/


