Please enter at least 3 characters.

Vdes një person në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes në Spitalin e Gjakovës, ndërsa lidhur me këtë rast ka nisur hetimet.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 01:12 në Repartin e Psikiatrisë të Spitalit të Gjakovës.

“Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 29.06.2021 ─ 01:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal Gjakovë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/