Please enter at least 3 characters.

Vazhdon forma e mirë e Meriton Korenicës në Rumani – ylli kosovar shënoi ndaj Dinamo Bukureshtit

2024/12/Meriton-Korenica-2.jpg
251:"Meriton Korenica în meciul de fotbal dintre FC CFR 1907 Cluj și Pafos FC , contând pentru play-off - ul Conference League, desfășurat pe Stadionul Dr.Constantin Rădulescu din Cluj-Napoca, joi 22 august 2024. © FOTO: Flaviu BUBOI/SPORT PIC5TURES
27:"Flaviu BUBOI/SPORT PICTURES

Cluji ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Dinamo Bukureshtit në kuadër të ‘play-off-it’ në kampionatin rumun.

Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e realizoi Meriton Korenica, i cili realizoi në minutën e 64-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të tij.

Në anën tjetër tek Dinamo Bukureshti u aktivizua sulmuesi tjetër kosovar Astrit Selmani i cili kompletoi 90 minuta, por nuk ia doli të lë ndonjë gjurmë.

Për paraqitjen e tij në këtë takim dhe golin e realizuar, Korenica u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascoredhe vetëm Andrei Marginean (7.6) i mysafirëve ka bërë më mirë se ai.

Ky ishte goli i tetë i Korenicës këtë sezon me Clujin në 35 ndeshje të luajtura deri më tani, teksa ka edhe gjashtë asistime.

Cluji do të rikthehet në aksion vikendin e ardhshëm ku do të jenë nikoqir të Universitatea Cluj me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/