Vangjel Dule, nënkryetar i Kuvendit
26/09/2013
Me 104 vota për, 4 kundër dhe 6 abstenime, në këtë pozitë u zgjodh Vangjel Dule (PBDNJ), i cili ishte propozuar nga partitë që e kanë shumicën në Kuvend.
Sot u bë e ditur se në Kuvendin e Shqipërisë funksionojnë pesë grupe parlamentare të partive politike: Partia Socialiste (65 deputetë), Partia Demokratike (45), Lëvizja Socialiste për Integrim (16), Partia Republkikane (7) dhe Partia për Drejtësi (7), Integrim dhe Unitet. /Telegrafi/


