Please enter at least 3 characters.

Valon Berisha: I lumtur që jam kthyer, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ta përfaqësosh Kosovën

2019/09/Valon-Berisha1-e1567603082684.jpg

Valon Berisha ndihet i gatshëm për të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës pas një kohe të gjatë shkaku i lëndimit.

Kosova do t'i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për Euro 2020 gjatë këtij muaji.

Fillimisht, Dardanët e presin Çekinë më 7 shtator, ndërsa udhëtojnë te Anglia më 10 dhjetor.

Trajneri Bernard Challandes ka kokë-dhimbje shkaku i mungesave të shumta, por mund të jetë i lumtur me rikthimin e Valon Berishës.

Berisha është kthyer pas një kohe të gjatë dhe për këtë ka thënë se është i lumtur dhe se nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ta përfaqësosh Kosovën.

"Forca Kosova, jam i lumtur që jam kthyer në Kombëtare pas një kohe të gjatë".

"S'ka ndjenjë më të mirë se me përfaqësua vendin tënd”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/