United i vendos çmimin e largimit mbrojtësit Chris Smalling
241:"UDINE, ITALY - OCTOBER 30: Chris Smalling of AS Roma celebrates after scoring a goal during the Serie A match between Udinese Calcio and AS Roma at Stadio Friuli on October 30, 2019 in Udine, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
Chris Smalling. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images
12/12/2019
Chris Smalling është njëri nga mbrojtësit më në formë në kampionatin italian Serie A.
Qendërmbrojtësi anglez iu bashkua Romës si huazim i thjeshtë nga Manchester United në afatin kalimtar veror.
Paraqitjet me fanellën e Romës kanë qenë fantastike për Smalling i cili po kalon nëpër një formë jetësore.
Roma është gati ta blejë përfundimisht lojtarin dhe tanimë ka nisur bisedimet me agjentin e Smallingut si dhe me klubin anglez Manchester United.
Djajtë e Kuq i kanë treguar Romës se çmimi që duhet të paguhet për lojtarin është 20 milionë euro.
Në anën tjetër Giallorosët kanë biseduar edhe me agjentin e lojtarit për një kontratë katër vjeçare dhe palët parimisht janë pajtuar që Smalling të vazhdoj me Romën. /Telegrafi/


