Please enter at least 3 characters.

United do të bëjë ofertë për Alderweireldin, futbollisti ka klauzolë prej 25 milionë eurove

2019/04/Toby-Alderweireld-21-e1554875428367.jpg
310:"LONDON, ENGLAND - APRIL 09: Toby Alderweireld of Tottenham Hotspur celebrates his sides first goal during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on April 09, 2019 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United po planifikon të bëjë një marrëveshje për mbrojtësin e Tottenham Hotspurs, Toby Alderweireld.

E përditshmja britanike, The Sun raporton se Spursat kanë kërkuar që t'i vazhdojnë kontratën futbollistit belg, të cilit i mbaron gjatë kësaj vere.

Klubi ka aktivizuar klauzolën e lirimi prej 25 milionë eurove, e cila hyn në fuqi që prej afatit kalimtar të verës.

United janë duke kërkuar që të përforcohen për sezonin e ri në fazën mbrojtëse dhe kanë identifikuar mbrojtësin qendror 30-vjeçar si njeriun që mundet të përmirësoj repartin defansiv.

Megjithatë, United ende nuk do të kontaktojë me Spursin rreth lojtarit me përvojë, i cili ka katër vjet që djersit fanellën e klubit londinez pasi që do të pres fundin e sezonit.

Ndryshe, Alderweireld po kërkohet edhe nga shumë klube të tjera evropiane duke përfshirë gjigantët e Chelseat. /Telegrafi/