Please enter at least 3 characters.

U nis në drejtim të kancelares gjermane e cila po dilte nga Parlamenti, pjesëtarët e sigurimit e "neutralizojnë" burrin (Video)

2018/03/2-59.jpg

Pas rizgjedhjes së Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë për të katërtën herë, para Bundestagut pjesëtarët e sigurimit mezi kanë arritur ta "neutralizojnë" një burrë i cili po i afrohej Merkelit, raporton Bild.

Derisa kancelarja po dilte nga ndërtesa e Parlamentit gjerman dhe po ecte në drejtim të presidentit Frank-Valter Shteinmeier, një burrë është munduar të "përbirohet" dhe t'i afrohet asaj, transmeton Telegrafi.

Pjesëtarët e sigurimit kanë arritur ta ndalin burrin i cili po bërtiste me një gjuhë tjetër (jo gjermane), por mediat gjermane nuk kanë precizuar  saktë se për çfarë gjuhe bëhej fjalë.

Ata arritën ta kapin dhe ta përplasin në tokë, derisa Merkel është futur në veturë. Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin burrin e shtrirë në tokë i cili prangoset nga policia. /Telegrafi/