Please enter at least 3 characters.

Turbullira në kanalin e Ibër Lepencit shkakton probleme në furnizimin me ujë në disa komuna

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e punimeve që po zhvillohen nga kompania “Ibër Lepenc”, aktualisht po përballet me vështirësi në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, përcjell Telegrafi.

Si rezultat i kësaj situate, është çrregulluar furnizimi me ujë në disa zona të komunave Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, si dhe në disa pjesë të Prishtinës.

Nga KRU “Prishtina” bëjnë të ditur se ITU Shkabaj aktualisht nuk është duke trajtuar ujë, ndërsa impiantet në Albanik dhe Badoc po punojnë me kapacitete maksimale për të kompensuar mungesën.

Kompania ka njoftuar se qytetarët do të mbeten të informuar për zhvillimet e reja në lidhje me normalizimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/