Please enter at least 3 characters.

Trump tha se Rusia dëshiron që Ukraina të ketë sukses - shikoni reagimin e Zelenskyt

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky u takuan të dielën në apartamentin e Mar-a-Lago për të diskutuar përparimin e bisedimeve për paqen në Ukrainë.

Pas takimit, të dy presidentët mbajtën një konferencë për shtyp, ku ndër tjerash ra në sy një deklaratë e Trump.

Ai tha se Rusia dëshiron që Ukraina të ketë sukses dhe se Vladimir Putin kishte qenë “shumë bujar” me energjinë dhe shërbime të tjera me çmime të ulëta, përcjell Telegrafi.

Ky pretendim la Zelenskyn paksa të habitur dhe madje e bëri të qeshte, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Imazhet e shpërndara tregojnë momentin kur Zelensky duket i habitur, pastaj qesh.

Megjithatë, Zelensky kishte përshëndetur "arritjet e mëdha" pas një takimi dypalësh me homologun e tij amerikan, i cili këmbënguli se lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë së shpejti.

Zelensky u tha gazetarëve në Florida se garancitë e sigurisë së SHBA-së për vendin, një pikë kyçe përpara se të finalizohet një zgjidhje paqeje, janë "100% të dakorduara" dhe një plan ekonomik për të rigjallëruar ekonominë ukrainase është "pothuajse i finalizuar". /Telegrafi/