Please enter at least 3 characters.

Trump pyeti ndihmësit kryesorë të tij rreth opsioneve për të sulmuar Iranin

2020/11/16dc-military1-jumbo-v2-e1605600135742.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump kishte kërkuar ndonjë mundësi për të sulmuar pjesën kryesore bërthamore të Iranit javën e kaluar.

Megjithatë, në fund ai vendosi kundër ndërmarrjes së hapit dramatik.

Kështu së paku, siç shkruajnë mediat prestigjioze botërore ka thënë një zyrtar amerikan të hënën.

Siç thuhet më tej, Trump e bëri kërkesën gjatë një takimi të enjten me ndihmësit e tij të lartë të sigurisë kombëtare, duke përfshirë zëvendëspresidentin Mike Pence, sekretarin e tij të ri të mbrojtjes Christopher Miller dhe Gjeneralin Mark Milley – ka thënë zyrtari.

Zyrtari konfirmoi takimin për The New York Times, i cili raportoi se këshilltarët bindën Trump të mos shkonte përpara me një sulm të tillë, për shkak të rrezikut të një konflikti më të gjerë.

"Ai pyeti për mundësitë. Ata i dhanë atij skenarët e mundshëm dhe ai në fund të fundit vendosi të mos shkonte përpara", ka thënë zyrtari. /Telegrafi/