Truku për patatet e reja më të shijshme
22/05/2023
Krokante nga jashtë, të buta si gjalpi dhe me lëng nga brendaNevojiten:▪ 1 kg patate,▪ 1,5 litra ujë,▪ 1 lugë çaji kripë.
Lani një kilogram patate dhe pritini në gjysmë.
Hidhni ujë mbi to dhe shtoni një lugë çaji kripë dhe kur uji të vlojë, ziejini për 5-10 minuta.
Kur patatet të jenë të buta, kullojini ato nga uji.
Skuqini patatet në një tigan në vaj që nuk është ngrohur më parë.
Mos i kriposni gjatë skuqjes, por vetëm kur yndyra të jetë kulluar.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.


