Please enter at least 3 characters.

Tronditet bota e futbollit, humb jetën tragjikisht ish-sulmuesi spanjoll i Sevillës , Arsenalit dhe Real Madridit, Jose Antonio Reyes

2019/06/Joseantonioreyes.jpg
274:"BASEL, SWITZERLAND - MAY 18: Team captain Jose Antonio Reyes of Sevilla poses for photograhs with the trophy after the UEFA Europa League Final match between Liverpool and Sevilla at St. Jakob-Park on May 18, 2016 in Basel, Switzerland. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbolli spanjoll dhe në përgjithësi ai evropian ka marrë një goditje të rëndë në ditën e finales së Ligës së Kampionëve.

Ish-sulmuesi i famshëm i Arsenal, Real Madrid, Sevillës dhe Atletico Madrid, Jose Antonio Reyes ka vdekur pas një aksidenti të tmerrshëm.

Reyes pësoi një aksident me makinë dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-klubi i tij Sevilla.

Ish-reprezentuesi spanjoll ishte ende aktiv në futboll dhe aktivizohej tek skuadra modeste spanjolle Extremadura UD.

“Nuk mund të konfirmonim lajme më të këqija, ylli ynë i dashur, Jose Antonio Reyes, ka ndërruar jetë pas një aksident trafiku”, thuhej në njoftimin e klubit spanjoll.

Reyes gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Kombëtaren e Spanjës ku ka zhvilluar 22 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Sulmuesi anësorë e nisi karrierën te Sevilla, ndërsa luajti edhe për Arsenalin, Real Madridin, Atletico Madridin, Benficën, Cordoban, Espanyolin si dhe skuadrën kineze XJ T. Leopard. /Telegrafi./